Të shtëna me armë në Kavajë, 3 të plagosur

Një konflikt i ndodhur në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të tre personave. Të plagosurit janë E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të ngjarjes. Ai është Saimir Kurti. Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?