Të shtëna me armë në Krastë të Krujës, një person kërcënon zjarrfikësit të largohen

Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e Krastës në Krujë, teksa zjarrfikësit po punonin për shuarjen e një vatre zjarri.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të zonës ku ndodheshin zjarrfikësit, duke i paralajmëruar që të largoheshin nga vendi ku po ndërhynin.

Pas të shtënave, autori është larguar nga zona, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila pritet të hetojë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë personin që qëlloi me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht incidentit, ekipet zjarrfikëse kanë vijuar ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Krastës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3574 (71.5%)
Jo 1423 (28.5%)

Vota totale: 4997