Të shtëna me armë në Vlorë, policia rrethon zonën
Këtë mbrëmje janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Një person ka mbetur i plagosur, teksa ende nuk dihet dinamika e ngjarjes. Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si Kevin Hajrulla është dërguar në spital, ndërsa në vengjarje ka mbërritur policia.
Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.
Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.