Të shtëna me armë zjarri në Allias, konfliktohen 2 shoferë
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Njazi Meka” në Allias pas një konflikt mes dy shoferëve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 ndërsa policia është njoftuar përmes një telefonate.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Skuadra Shqiponjat kanë arritur në adresën e dhënë dhe kanë kontaktuar me shtetasin Q. C., i cili ka deklaruar se ishte konfliktuar me një tjetër drejtues mjeti.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Policia ka ngritur pikat e kontrollit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit tip “Ford”.
KOHA JONË SONDAZH

