Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më parë në zonën e Kombionatit.

Mësohet se si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punoj për kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?