Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, panik te pushuesit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Universitetit “Ismail Qemali” në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara, duke shkaktuar panik te pushuesit e shumtë në qytetin bregdetar. Zona e Skelës dhe pjesa përgjatë Lungomares dominohet nga pushuesit vendas dhe të huaj, veçanërisht orëve të mbrëmjes të cilët e shfrytëzojnë atë për shëtitje.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku u regjistruan të shtënat. Blutë kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?