Të të vrasë e vjedhë një ish-Miss !

Autoritetet në Kroaci kanë arrestuar ish-Miss Bosnjën, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal, vrasjen e të paktën 5 personave, si dhe grabitje që kapin vlerën e 4.5 milionë eurove.

Slobodanka Toshiçi, 29 vjeç u arrestua në Kroaci dhe u ekstradua në Bosnjë, vend i cili kishte lëshuar urdhër­arrest ndërkombëtar.

Ajo ka ikur nga Bosnja dhe Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014, ndërsa është një nga personat e akuzuar për rastin ‘Kukulla’. Toshiçi njihet si ish e dashura e Darko Elez­it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi.

Bashkë me 29­-vjeçaren e cila ka pozuar edhe për ‘Play Boy’, në listë janë edhe 32 persona të tjerë që kanë akuza të njëjta, ndërsa janë në kërkim ndërkombëtar.

SHKARKO APP