Të të vrasin për një vendparkimi apo “pse më shikove shtrembër”!

41-vjeçari Klodian Bakiaj u vra sonte në Sarandë nga një kamarier 24 vjeçar nga Laçi, i cili i nguli thikën në zemër. Personi që mbeti i vdekur kishte parkuar makinën para restorantit ku punonte kamarieri laçian, por ka ndeshur në kundërshtimin e djaloshit të ri.

Fillimisht dy personat kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka shkuar deri në përdorimin e thikës nga 24-vjeçari nga Laçi.

Policia e shtetit ka shpallur në kërkim të riun nga Laçi, pasi ai pas krimit ka ikur nga vendi i krimit.

Kjo që ndodhi sonte është në vazhdën krimeve makabre dhe montruoze që ndodhin në Shqipëri për një vend parkimi apo siç ka vrasje se “pse me gërvishe paksa makinën”, apo “pse me shikove shtrembër” dhe në vend që ta zgjidhin me mirëkuptim nxjerrin mënjëherë thikën apo pistoletën.

Ngjarja e sotme është një krim makabër që i shtohet listës së gjatë të vrasjeve në Shqipëri për një parkim apo sherr fjalësh.

Sapo u njoftua ngjarja e Sarandës nuk ka vonuar tjetër vrasje, por tani në Elbasan.

Njoftimi i Policisë

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP