Të theresh nën efektin e alkolit

Policia tha se arrestoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës 28-vjeçarin Erges Zhupani. Ai u prangon me akuzën e vrasjes pasi qëlloi me thikë shtetasin Arenc Liço duke i shkaktuar vdekjen. Dyshohet se autori e ka kryer krimin për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit. Sipas policisë viktima 39-vjec ishte ulur në të njëjtën tavolinë në një lokal në rrugën “Shemsie Haka” në zonën e Shkozës në Tiranë me autorin. Ata janë grindur për motive banale. Pak orë pasi u largua nga vendi i krimit, Zhupani u arrestua nga efektivët e Komisariatit Nr 1 të Policisë së Tiranës.

SHKARKO APP