Të vri*tesh në burg! Ka rrezik për shpë*rthim revol*te?
Nga Redjon Shtylla
Arben Lleshi dhe Indrit Shaqe ishin në zonën e ajrimit në ambientet e burgut të Peqinit, që është institucioni i vetëm në Shqipërisë i sigurisë së lartë, kur nga dritarja, Sokol Mjaçaj qëlloi me armë dhe i mori jetën Lleshin.
ARMA. Kjo është dilema e këtij krimi të rëndë që ka tronditur thellë institucionet e vuajtjes së dënimit. Si u fut ajo armë në burg? Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes, duke thënë se hetimet po vijojnë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk është cënuar personeli policor gjatë ngjarjes dhe se situata tashmë është nën kontroll. Kur siguria është zero në burg, në jetën reale sa të sigurtë ne në jetën e përditshme?
Por një pikëpyetje e madhe është për të dënuarit, a ka rrezik që të plasin revoltat në burgjet në vendit, dhe të ketë kryengritje nga të dënuarit? Situata është delikate, dhe naga ana tjetër ende amnistia nuk është futur në Kuvend që të marrë votat e deputetëve, dhe të dënuarit përfitues të shkojnë tek familja për festat e fundvitit.
Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dyshohet se është paguar nga jashtë burgut për të vrarë në qelinë e burgut të Peqinit Arben Lleshin në formë hakmarrjeje. Teksa fliste me gazetarët, Manja iu drejtua familjarëve të të dënuarve duke i garantuar se situata jo vetëm në Peqin, por në të gjitha burgjet e vendit, është nën kontroll.
“Për orën e dinamikën, e të tjerat, mos më bëni pyetje që cënojnë hetimin. Do të nxjerrim t’i gjitha përgjegjësitë e institucionit tonë. Do t’i shkojmë deri në fund”,-deklaroi ndër të tjera ministri.
Kujtojmë se pasditen e sotme, i burgosuri Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqjan. Më pas ai ka hapur zjarr duke i marrë kështu jetën Lleshit dhe duke lënë të plagosur Shaqjan. Ndërkohë, autori është vendosur në regjim të posaçëm, 41 bis.