Teatri/ Grida Duma: Shqipëria sot lëngon, por nga sot, do ta bërtasë ndryshe vrasjen pas shpine!

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar përmes një positmi në facebook, pas aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Duma shkruan se Shqipëria sot lëngon, por nga sot do të bërtasë ndryshe për vrasjen pas shpine.

Postimi i plotë:

Shqipëria, jo vetëm Tirana, lëngon sot shkërmoqjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe bashkë me të shkërrmoqjen me brutalitet të çdo norme që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë shesh miliarda kokrriza pluhuri po shpërbëjnë në ajër dhjetra e dhjetra vite energji të njerëzve që i dhanë shpirt shpirtit të shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa perëndimi i ruan teatrot e veta të vjetra me policë nga vizitorët e turistët; ruan dhe një copë suvaje të rënë si një copë historie të dëshmuar, barbarët kthejnë në pluhur historinë.
Prapë edhe prapë!

Kush nuk di nga vjen mund ta çosh kudo; mund ta degdisësh në honet e dreqit.
Kush nuk di sa vlen mund ta shkatërrosh kurdo.

Sot Shqipëria është zgjuar me një pjesë të vetes të zhdukur por historia e saj do të veprojë dhe do ta bërtasë ndryshe vrasjen passhpine.

Për këdo që ironizon shqiptarët dhe historinë e tyre, me humbjen e teatrit kombëtar, i duhet kujtuar që ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta duke mbijetuar nga lashtësia duke u ringritur ndaj çdo fatkeqësie!

Kështu do të ndodhë përsëri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?