Teatri “zgjoi” ndërkombëtarët, Nesho: Rama për te realizuar reformën në drejtësi kapi shtetin
Ish-diplomati Agim Nesho thotë se nëse Shqipëria do të ishte një shtet normal nuk do të kishte nevojë për një protagonizëm kaq të madh të ambasadorëve të huaj në çështjet e brendshme të vendit.
Nesho: Në çështjet e brendshme ne duhet të tregojmë vetë. Shikohet një lloj servilizimi, ku që në fillim i trajtojnë ambasadorët si një kupolë mbështetëse për çdo veprim që bëjnë këta. Mirë bëjnë dhe duhet të bënin shumë më tepër. I vlerësoj lëvizjet e ambasadores amerikane që kërkon një reformë zgjedhore sepse e pa që këtu diçka nuk funksionon.
Në gjykimin e tij, shembja e Teatri Kombëtar ktheu vëmendjen te shteti ligjor.
Nesho: Ngjarja dramatike për shembjen e teatrit, që ishte kriminale, shtypi ndërkombëtar evidentoi një problem të madh. Ky është dhe reagimi i ambasadorëve të BE që tani kanë një fazë ndarje midis tyre. Nuk janë në akordancë që reforma në drejtësi duhet të bëhet dhe ne duhet të mbyllim sytë.
I ftuar në Ora News, Nesho vlerëson se ndërkombëtarët nuk janë qenë konsistentë në qëndrimet e tyre ndaj reformës në drejtësi.
Sipas tij njeriu që e ka propozuar këtë reformë dhe bashkëpunon me ndërkombëtarët në emër të realizimit të saj ka kapur shteti.
Nesho: Shqipëria është bërë rasti ku ambasadorët mund të ndërhyjnë në të gjitha problemet por kjo është me një konsesus sepse për reformën në drejtësi ne kemi pranuar në Kushtetutë që kemi një mbikqyrje ndërkombëtare, por a është bërë kjo nga ndërkombëtarët në të gjitha momentet apo vetëm për segmente të caktuara dhe në interes për të shtyrë ato gjëra që kanë dashur të realizojnë në kohë të caktuara?
Këtu bëhet një ngatërresë shumë e madhe mes dashurisë dhe respektit, marrëdhëniet reciproke që kemi me SHBA dhe prekjes ose cënimit të autoritetit të zyrtarëve të saj që në momente të caktuara bëjnë implementimin e politikave. Në rastin e ambasadorëve amerikane, sidomos administratën e fundit, duhet të pranojmë që nuk ka pasur strategji dhe nuk kanë qenë koherent për çështjet e Ballkanit.
Më tepër janë fokusuar në fitore të vogla që do të krijojnë imazhin e një udhëheqësi të madh për ti shërbyer presidentit të tyre sesa për të krijuar një situatë të re. Ka kalibrim të politikës së jashtme. Edhe DASH kur vjen puna për vende të vogla i ka në harresë, thotë më mirë të ruajmë stabilitetin. Në rastin për ambasadorët në Shqipëri është gjetur reforma në drejtësi. Ka një mungesë shumë të madhe të funksionimit të shtetit. Njeriu që ka propozuar reformën dhe bashkëpunon me ndërkombëtarët dhe ata i bësojnë dhe i kanë bërë lëshime të njëpanjëshme për vite me radhë për të realizuar këtë reformë ka kapur shtetin. Por kjo reformë nuk mund të jetë kot, ti shërbejnë një individi që ka kapur shtetin.