Tedi Blushi citon raportin ndërkombëtar: Shqipëria, e para në rajon për numrin e të burgosurve

Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e të burgosurve, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke cituar raportin e organizatës World Prison Population.

“Në 10 vite në pushtet, qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës, e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të varfërisë, nivelin më të lartë të korrupsionit, numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, për nivelin më të lartë të krimit dhe trafiqeve, për dhunimin e lirisë së medias, dhe një tjetër rekord i zi është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Lajmi bëhet i ditur nga organizata World Prison Population, edicioni i 13-të, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre. Përkatësisht Mali i Zi 139 pikë, RMV, 103, Kosova 93, Bosnje e Hercegovina 83 pikë. Në Shqipëri në vend që të hapen vende të reja pune, shtohet numri i qytetarëve në burgje. Shqipëria po kthehet në një burg të madh. Shkaku, varfëria dhe humbja e shpresës nga një qeveri që vjedh çdo ditë miliarda euro me incenratorë, koncesione, tendera sekretë, dhe PPP i vjedh shqiptarët çdo ditë. Në Shqipëri rritet vetëm varfëria e burgosja. Burgjet mbushen me hallexhinj e jo me kokat e vërteta të korrupsionit, trafikantëve dhe pastruesve të parave“, u shpreh Blushi.

SHKARKO APP