Tedi Blushi paralajmëron ashpër Ramën dhe i lë tre porosi: Mos e fyej më Kosovën se s’do kesh kohë as të pendohesh!
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe i lë tre porosi:
1. Iu shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!
Postimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi në Facebook:
Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.
E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.
Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.
Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?
Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?
Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:
1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!