Tedi Blushi takim në Tiranë: Çmimi i energjisë 7 lekë/kwh, ndërsa karburanti 40% më lirë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, turin e takimeve këtë të shtunë e kishte me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, ku shpalosi pikat kryesore të programit të koalicionit opozitar.
”Me votën tuaj do të sjellim ndryshime të mëdha për ju dhe familjen tuaj!
1 votë për Nr. 1 do të thotë brenda 100 ditëve:
Minimum jetik 200 euro
Pension jo më pak se 200 euro në qytet dhe fshat
Rritje çdo vit të pensioneve me 20%
Pagë minimale 500 euro/muaj
Pagë mesatare 1200 euro/muaj
Çmim energjie elektrike 7 lek/kwh
Çmim karburanti 40% më lirë
VOTO NR. 1-Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ-QARKU TIRANË”.