Tefta Radi vjen “Në valët e zërit tënd” të Klodian Kojashi, si një kthim në kujtesë

Nga Albert Vataj

Kushtimi për një këngë, për një grua të bukur e të zgjuar, nuk është kurrë thjesht një fjalë e rastësishme. Është një akt kujtese, një kthim prapa në kohë për të risjellë dritën dhe hijeshinë e një personazhi që ka lënë gjurmë. Vitet ikin, njerëzit ndryshojnë, kujtimet zbehen, por ka figura që mbeten, jo vetëm për atë çfarë kanë bërë, por për mënyrën se si e kanë bërë. Tefta Radi është ndër këto figura, një emër që nuk lidhet vetëm me lajmin, me ekranin, me TVSH-në, por me një zë, me një mënyrë të të qenit që e shndërroi në ikonë.

Nëse sot kujtojmë Teftën, nuk është thjesht ngaqë ajo lexoi lajme. Ajo kishte dhuntinë e rrallë të shndërronte fjalën e shkruar në përjetim. Kishte hirin për ta kthyer tekstin e ftohtë në komunikim të ngrohtë, për ta bërë ekranin e distancuar një dritare intime me shikuesin. Këtë aftësi, këtë “bukuri të brendshme” që shndriste po aq sa eleganca e jashtme, pak figura të tjera televizive arritën ta ngulitnin kaq thellë në ndërgjegjen kolektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se cila është Tefta Radi, në kuptimin e sotëm, s’ka kuptim, është enigmë, është pa përgjigje, kur ka kaq shumë televizione, kaq pafund portrete dhe personazhe që bombardojnë ekranin e madh të televizionit dhe atë të smartfonëve.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tefta Radi Ikona e zerit te Pazevendesushem Kenge kushtuar Tefta Radit “Ne valet e zerit tend”

E lidhur që prej një jete me ekranin shqiptar, gazetarja e njohur Tefta Radi mbetet një nga ikonat më të spikatura të Televizionit Shqiptar. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa e komunikimit, mënyra e përçimit të lajmit, eleganca e pamjes dhe thjeshtësia e natyrshme, elementë që çdo folëse lajmesh do t’i kishte zili, e shndërruan Teftën në figurë të pashlyeshme të TVSH-së. Rrugëtimi i saj në këtë ekran i ngjan një rrëfimi ku e vërteta dhe e pabesueshmja shkrihen në një të vetme. Jo si trill artistik, por si realitet i kohës, sepse nga ky televizion u përcollën ngjarjet më të mëdha dhe më tronditëse të Shqipërisë: vdekja e Mehmet Shehut, shuarja dhe rënia e bustit të Enver Hoxhës, lëvizjet studentore të vitit 1990, lindja e Partisë Demokratike, trazirat e vitit 1991-92 apo ato dramatike të 1997-98-s. Në gjithë këtë udhëtim historik, Tefta Radi ishte ndoshta e vetmja folëse që u bë jo vetëm zë, por edhe kujtesë e gjallë e TVSH-së. Korrekte, simpatike dhe e sigurt në çdo dalje, ajo krijoi ndër vite një lidhje të pathyeshme me publikun, lidhje që nuk u thye kurrë, pavarësisht ofertave të shumta për të kaluar në televizione private.

Se cili është ajo, gruaja sharmante, folësja e TVSH-së, mësuesja dhe bashkëshortja e një prej ikonave të muzikës shiptare, Françesk Radi, se cila është vërtetë ajo dhe çfarë ka mbetur ende në kujtesë dhe në mallin tonë për të shkuarën dhe ëndjen e çashmërisë, për t’u kthyer në kujtesë, më mirë se poezia dhe kënga “Ne valet e zerit tend”, të Klodian Kajoshit, nuk do të mund të na tregonte asnjë narrativë, asnjë jetëshkrim.
Kajoshi e ka ngritur këtë ikonë të televizionit, në lavdinë e vargjeve, lart në eterin e zgjimit për të ndaluar kohën dhe për të ndezur televizionin, për të parë sërish atë, për të dëgjuar sërishm atë, për të përcjellë ëmbëlsinë dhe mirësinë e këtij imazhi, i cili nuk u shfaq thjeshtë për të lexuar lajmet, por për të ndërtuar këtë urë komunikimi me ne, për të qenë dhe për të mbetur e stampuar ashtu e pashlyeshme në kujtesë.

“Në valët e zërit tënd”

Një Fjalë e thënë nga ty
Që lind si agim mbi male
Vjen me një ngrohtësi
Që prek zemrat lehtë

Timbri yt është një ylber i heshtur
Që lëviz valët e kohës
dhe mbjell kujtime të reja

Çdo tingull i yt ka aromë pranvere
Ka dritën e viteve dhe hijen e historisë
Zëri yt nuk është thjesht muzik
Është rrëfim, është jetë, është frymë që rron

Tefta Radi, legjenda jonë
Emri yt këndohet si melodi në jetë
Teafta Radi, ikona e jonë
Je zëri që mbetet përjetë në ne

Në çdo not ndjej udhëtime të largëta
Shpresa ngrihet si flamur në krah të zërit
Por netët e tua mbajnë ngjyrat e shpirtit
Si deti kur përkëdhel qiellin me dritë

Dhe kur heshtja mbulon botën
Unë dëgjoj përsëri tinguj e tu
Si një thirrje që s’ka mbarim
Që bashkon zemra, breza, ëndrra.

Ky tekst dhe kënga e Klodian Kajoshit “Në valët e zërit tënd”, kushtuar Tefta Radit, është më shumë se një poezi, më shumë se një hymn. Është një rrëfim i shpirtit për shpirtin, një udhëtim që e rikthen kujtesën kolektive në kohën kur zëri i saj nuk ishte thjesht lajm, por një shenjë jete, një urë mes ekranit dhe zemrave të njerëzve.

Në vargjet e Kajoshit, fjala e Teftës merr formë agimi mbi male, e pastër, e butë, e ngrohtë, një dritë që zgjon dhe qetëson njëkohësisht. Timbri i saj përshkruhet si “një ylber i heshtur”, një metaforë që ngërthen brenda mrekullinë e të padukshmes, tingullin që nuk thotë vetëm fjalë, por mbjell kujtime, ringjall emocione, ngjall mall.

Është madhështore mënyra si poezia e përshkruan zërin e Tefta Radit: jo thjesht muzikë, por histori, jetë, frymë. Një zë që nuk mbaron me një edicion lajmesh, por që vazhdon të rrojë si një këngë e brendshme, e ngulur në shpirtin e një kombi.

Vargjet shpërthejnë në një hymn dashurie dhe respekti, ku emri i saj këndohet si melodi, ku çdo notë është udhëtim, çdo tingull është shpresë, dhe çdo heshtje e saj është një kujtim i gjallë. Tefta Radi në këtë poezi nuk është vetëm një figurë e ekranit, por një ikonë e pavdekshme, një zë që bashkon breza, një shenjë kohe që mbetet përjetësisht.

Kënga “Në valët e zërit tënd” është pra një monument poetik, një dhuratë kujtese, një kryqëzim i mall-it me adhurimin, ku Tefta shndërrohet nga folëse lajmesh në mit të shpirtit shqiptar, një melodi që nuk shuhet kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?