Tejkalohet objektivi/ Manastriliu: Sot u bënë mbi 20 mijë vaksinime në të gjithë vendin

Është mbyllur me një bilanc mjaft pozitiv dita e dytë e vaksinimit masiv në vend, ku sot morën dozën e tyre 20414 persona. Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e sotme ka kaluar edhe objektivin e vendosur nga autoritet për kryerjen e 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

Vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70-vjeç me vaksinën kineze “Sinovac” nisi ditën e djeshme në Sheshin “Skënderbej”, ku janë ngritur dy çadra të mëdha me nga 10 pika secila për kryerjen e vaksinave.

Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptar, ndërsa më herët, Ministrja Manastirliu bëri me dije se këtë javë pritet të mbyllet vaksinimi i arsimtarëve.

SHKARKO APP