Telefon celular në Burgun e Fierit, masa sigurie për katër punonjës dhe arrestime

Hetimet për një telefon celular të gjetur në ambientet e Burgut të Fierit kanë çuar në arrestimin me vendim gjykate të dy personave të paraburgosur, ndërsa ndaj katër punonjësve të institucionit janë caktuar masa sigurie. Rasti daton më 24 qershor 2026, kur gjatë një kontrolli në dhomën ku vuante dënimin shtetasi me inicialet K. C. u zbulua një aparat celular, i cili u konsiderua si provë e dyshuar në kuadër të procedimit. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë veprimeve të para hetimore u evidentua një problem lidhur me administrimin e provës materiale. Telefoni celular, për të cilin ishte raportuar gjetja dhe ishte hartuar raporti përkatës i incidentit, rezultoi se nuk ndodhej më në vendngjarje.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale:

Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K. C., u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilën ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:

-masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit e paraburgosur K.C. dhe B.P.,

si dhe masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit:

M.B.-me detyrë përgjegjësi i godinës B dhe C,

E. H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,

S.H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,

J.M -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën info@amsevp.gov.al.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?