FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Telefonata që i hapi rrugën arratisjes, Ylli Zalla shmang RENEA-n dhe zhduket në pyll

Ylli Zalla nuk është kapur dot as nga forcat RENEA. Gjatë operacionit në fshatin Zallë në Krujë, kur ka konstatuar se po mbërrinte policia, ia ka dalë të largohet nga banesa dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se Ylli Zalla nuk mundi ta merrte me vete, municion luftarak dhe një detektor frekuencash. Në banesën e tij policia arrestoi Fatmir Allën, 55-vjeç, banues në të njëjtin fshat. Dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh. Edhe në 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zallë që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit. 12 vjet më parë, ai është arrestuar për prodhim të bombave artizanale, prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej edhe për lidhje me grupin ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?