Telekom Albania sjell televizionin në smartphone me Mobile TV

 

Abonentët e Telekom Albania kanë tashmë mundësinë të kene një televizion personal në ekranin e telefonit të tyre “smart”. Falë bashkëpunimit me platformën dixhitale “Tring” dhe përmes internetit më të shpejtë 4G+ të ofruar nga Telekom Albania, abonentët do të shijojnë programet e tyre të preferuara.

Me aplikacionin Mobile TV për sistemet operative iOS dhe Android, një ndeshje sportive, film apo dokumentar do të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe në dorën e secilit.

Mobile TV sjell drejtpërdrejt paketën premium me dyzet kanale televizive, nw përmbajtjen e të cilëve përfshihen dhe evenimente ekskluzive si kampionati i futbollit më i ndjekur në Shqipëri “Champions League”. Shërbimi do të bëjë të mundur edhe “Video on Demand” falas, me anë të të cilit abonentët Telekom do të mund të zgjedhin programin apo filmin që dëshirojnë dhe ta shikojnë në momentin që duan.

Shërbimi është i mundur për të gjithë abonentët e Telekom Albania që kanë një plan tarifor me kontratë SMART dhe abonentët me parapagesë që kanë të aktivizuar një nga paketat Jump M, L dhe XL. Paketa premium u jep abonentëve të Telekom 5 GB internet në mënyrë që përdoruesit të ndjekin programet e tyre të preferuara televizive nga celulari pa konsumuar internetin e tyre ose të përdorin aplikacionin nëpërmjet rrjeteve WiFi. Pas mbarimit të saj, abonentët mund të konsumojnë paketat e tjera të internetit. Oferta vlen për tridhjetë ditë që nga çasti i aktivizimit dhe do të hidhet në treg me çmimin prej 700 lekësh në muaj.

Aktivizimi i Mobile TV mund tw bëhet përmes dërgimit të një SMS me tekst TV në numrin 142. Më pas klienti do të marrë një SMS me linkun për të shkarkuar aplikacionin ku mund të regjistrojnë të dhënat e tyre personale, të cilat janë unike dhe mund të përdoren vetëm në një aparat celular. Pas aksesimit në aplikacion, butoni “guide” do të tregojë listën e kanaleve në dispozicion, ku mund të përzgjidhen dhe ndërrohen kanalet sipas dëshirës. Detajet për shërbimin mund ti gjeni online tek www.telekom.com.al/mobiletv.

Telekom Albania do të vazhdojë të ofrojë për abonentët e tij shërbimet më të avancuara të teknologjisë nga përvojat më të mira gjermane dhe botërore. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, Telekom Albania përfaqëson, inovacionin, teknologjinë më të përparuar të komunikimeve dhe standardet më të larta të cilësisë së shërbimeve.

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim cellular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

SHKARKO APP