Telekom sjell për herë të parë “Electronic Beats” në Tiranë

 

Muzika e mirë elektronike do të vijë me 27 nëntor në Arena Club në Tiranë.  DJ më të suksesshëm ndërkombëtarë që performojnë në disa nga koncertet live të muzikës elektronike si: DJ Hell dhe DJ KOZE, do të performojnë live për publikun shqiptar.

Stefan Kozalla i njohur si DJ Koze jeton dhe punon në Hamburg si DJ, muzikant dhe remikser për Chicks on Speed, Bob Sinclar, Justus Koehncke dhe shumë nga grupet dhe projektet më të mira gjermane. Si DJ që performon live, Koze i ndërton pjesët muzikore duke realizuar një ndërthurje të zhanreve. Ndoshta termi “Shtëpia e Rrokut” do të ishte i duhuri kur ke në mendje këtë DJ.

DJ Hell ka luajtur muzikë për më shumë se dy dekada. Në vitin 1985, ai ishte një nga DJ e parë në Gjermani që nisi të luajë muzikë elektronike, edhe pse më vonë, përmes Gigolo, ai zgjoi klasikët e humbur nga legjendat e shtëpive të muzikës në Çikago si: Bobby Konders dhe DJ Pierre. Sot, emërtimi i Gigolo në Berlin është “Hell” (Ferri), i ngjashëm me Andy Warhol në Nju Jork. Si Warhol, “Hell” është njeri me vizion, entuziazmi dhe frymëzimi i të cilit është nxitur dhe vazhdon nga grupet e ngushta të muzikantëve, projektuesit e modës, fotografët, krijuesit e filmit dhe aktorët që e rrethojnë. Debutimi i pjesës së Hell "Përkufizimi im për House Music" u kthye në himn kërcimi. Gigolo menjëherë u dallua dhe tërhoqi artistë të tillë si: Fischerspooner, Vitalic, Miss Kittin & Hacker, Tiga, madje edhe Pet Shop Boys, Jeff Mills dhe Dopplereffekt.

 

“Electronic Beats” nga Telekom do të realizojë ëndrrën e shumë adhuruesve shqiptarë të muzikës elektronike të cilët do të shijojnë performancën live të ritmeve të tyre të preferuar. Dy DJ lokalë, DJ Cuc and DJ Chris, të vlerësuar ndër më të mirët në Shqipëri, do të performojnë gjithashtu për fansat e tyre.

Eklit Arapi i njohur si Cuc ka lindur në Tiranë. Pasi u ekspozua në skenën e klubeve në vitin 2005, Cuc kuptoi se ëndrra e tij ishte të performonte live për publikun. Frymëzuar nga shumë DJ & producentë, ai filloi të mbledhë e më pas të zgjedhë muzikë elektronike duke krijuar stilin e tij unik (Deep-Progy-Techno). Cuc filloi karrierën e tij si DJ duke luajtur në klube të vogla, por shpejt u preferua në klubet më të njohura të Tiranës. Menjëherë, ai filloi të punojë papushim për projektin e quajtur ''Undo Redo'' bashkë me Ivi Abazi.

DJ Chris është DJ dhe producent shqiptar që bëri debutimin e parë në industrinë e muzikës në vitin 2007. Shija dhe stili i tij muzikor janë unikë, një përzierje mes progy dhe DJJharmonies. Duke qenë i dalluar në Dbeatzion Records ai krijoi pjesë të tilla muzikore si "Wonderland", "Cyrax/Asteria", "Holograms" dhe "Pluto/Clouds".

"Sunset Drive" ishte albumi i parë që u hodh në treg në verë të vitit 2012. Albumi përfshin 10 këngë plot me melodi harmonike ose dinamike. Pasi fitoi mbështetjen e emrave të mëdhenj të muzikës për prodhimet e tij, u përfshi në shumë nga renditjet më të njohura muzikore. Bashkëpunimi me Elliptical Sun Melodies dha shumë rezultat për pjesën progresive të muzikës së vërtetë elektronike, duke krijuar pjesë fantastike bashkë të tilla si : "Silver Sea", "Escape" , "Lost Horizons”, "Black Amber", "Leon".

Muzika elektronike me Telekom feston 15 vjetorin këtë vit me festivale në Varshavë, Bratislavë, Pragë, Këln, Podgoricë, Bukuresht, Budapest dhe Zagreb. Tani, si një premierë brenda 15 viteve të fundit të suksesshme të muzikës elektronike, Tirana është pjesë e familjes elektronike me klubin e parë të saj.

Biletat për këtë ngjarje të jashtëzakonshme në Tiranë mund të prenotohen në: ebeats.telekom.com.al. Pas rezervimit online, në momentin e hyrjes në koncert fansat mund ta printojnë biletën ose ta shfaqin në ekranin e smartphone-it të tyre. 

Themeluar në vitin 2000, Electronic Beats është programi ndërkombëtar i marketingut të muzikës në Deutsche Telekom dhe përmban një portofol të gjerë dhe novator të medias, duke përfshirë aktivitete live në të gjithë Europën. Lexuesit mund të marrin më shumë informacion lidhur me aktivitetin e tyre ndër vite dhe çmimet e fituara në linkun: electronicbeats.net. Ofertat online gjithashtu përfshijnë kanale radiofonike, televizione ku adhuruesit mund të ndjekin artistët dhe koncertet e tyre.

Fansat e muzikës elektronike dhe bashkëkohore janë të ftuar për t'u bashkuar me kanalet e mediave sociale në Facebook, Instagram, Twitter, Soundcloud dhe Spotify.

Telekom Albania nisi fushatën “Connected Europe” në dy muajt e fundit, ku shumë nga fituesit patën shansin të udhëtonin në çift në një nga vendet e tyre të preferuara Europiane. Aplikimi ishte në dispozicion në faqen zyrtare të Telekom Albania në Facebook. Çdo përdorues mund të aplikonte dhe të zgjidhte eksperiencën e dëshiruar. Fituesit morën pjesë në koncertet live të Electronic Beats në disa kryeqytete europiane.

Telekom Albania, si pjesë e familjes Deutsche Telekom do të vazhdojë ta bëjë publikun shqiptar të ndihet pjesë e rrjetit që lidh Europën.

SHKARKO APP