Telenovela e Dalinës, sajoi historinë për ti tërhequr vëmendjen burrit

Në orët e para të mëngjesit, policia bëri me dije se është ndeshur me një ngjarje, e cila i përgjason telenovelave. Historia e një gruaje që vlen për një inskenim filmi, e cila jeton në fshatin Pinet të Ndroqit, për të tërhequr vëmendjen e bashkëshorit të saj.

Ajo ka pranuar pasi është shoqëruar në polici, se prej kohësh nuk kishin marrëdhënie të mira, ka sajuar historinë e grabitjes së parave nga një hajdut i cili edhe e kishte lidhur.

Por nga hetimet e policisë, u gjetën paratë të fshehura në dhomën tjetër të shtëpisë, nga vetë gruaja, dhe se ishte lidhur po vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 22.10.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në  fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni  dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh.

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në  një nga dhomat e tjera  shumën e lekëve (të  cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se  ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.
Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë  këtë shtetase.

Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se  i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim  dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:

– Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?