Temperatura ekstrem e lartë në Elbasan, mjekja jep këshillat që duhen ndjekur
Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh, por më së shumti po ndihen në Elbasan. Me termometrin që shënon më shumë se 40 gradë, qytetarët kanë reduktuar lëvizjet e tyre.
Mjekja e familjes Johana Medolli, tregon se kush janë moshat më të rrezikuara nga këto temperatura dhe çfarë simptomash paraqesin pacientët. “Mosha e tretë është më e rrezikuara, sepse ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Problemet me të shumta janë konfuzioni, gjendja e të fiktit, për të vazhduar me dehidratimin dhe krampet”.
Po ashtu mjekja jep këshillat që duhen ndjekur në këto ditë, për të ruajtur në formë sa më të mirë shëndetin. “Mos ekspozimi në rrezet e diellit, sidomos nga ora 11 deri në 14. Të pihen sa më shumë lëngje, jo vetëm ujë, në mënyrë që mos të humbasim kripërat, si dhe qëndrimi në ambiente të kondicionuara”, shpjegon mjekja për A2.