FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Temperatura përvëluese në Shqipëri, sinoptikania: Sot 42 gradë celcius

Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona të izoluara si Elbasani, do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sinoptikania, Tanja Porja thotë se mëngjesi i sotëm ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 2 gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Tiranë termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, ndërsa qarku i Elbasanit pritet të regjistrojë temperaturat më të larta të ditës, shumë pranë ose deri në 42 gradë. Edhe Fieri pritet të shënojë rreth 41 gradë, ndërsa Berati do t’i afrohet 42 gradëve”, tha Porja në A2CNN.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?