Temperatura të larta për muajin tetor, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për muajin tetor ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 29 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 29ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior- veriperëndimor me forcë valëzimideri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 22ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 27ºC.

SHKARKO APP