FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni orët e pikut. Ndaloni te Çadra e kujdesit për ujë dhe për të matur tensionin


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këto ditë të nxehta vere.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej”, të ndalojnë te Çadra e kujdesit e vendosur nga Bashkia për të pirë ujë dhe matur tensionin.

Këto ditë të nxehta, ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut  dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse je pranë sheshit “Skënderbej”, ndalo te Çadra e Kujdesit pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?