Temperaturat ulen sërish, ja parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 6ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 16ºC në 24ºC. Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 21ºC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?