Temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius! Bora u lë vendin ngricave

Pas reshjeve të dëborës së një ditë më parë, vendin ja kanë lënë ngricave për shkak të uljeve të temperaturave në Bulqizë dhe Mat.
Termometri ka zbritur deri në -5 gradë Celsius. Rrugët e qytetit të Bulqizës janë pushtuar nga akulli.
Ngricat kanë sjellë probleme edhe në Mat, në segmentin e rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë ngelur në rrugë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.
Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin kriposjen e rrugës.