Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tenderi i ushqimeve, Alibeaj: Vjedhje e pastër, SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit

Aktualitet E shtunë, 4 Prill 2020 20:05
Tenderi i ushqimeve, Alibeaj: Vjedhje e pastër, SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për tenderin e ushqimeve të rezervave të shtetit me vlerë 15 mln euro.

Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për Rtv Ora thotë se kjo është një aferë e pastër korruptive dhe pret nga SPAK të vërë para drejtësisë përgjegjësit.

Alibeaj: Kjo është një aferë e pastër korruptive, vjedhje e pastër me bukën e shqiptarëve në ditën më të zezë të tyre. Kemi paraqitur kallëzim penal dhe ja kemi dërguar SPAK. Presim të vendosin para drejtësisë ata që kanë shkelur ligjin.

Duke analizuar të gjithë procedurën e hapjes së këtij tenderi, Aliebaj thotë se është e pafalshme që në 35 mijë kompani shqiptare që ofrojnë këtë shërbim nuk u gjet asnjë që plotësonte kushtet dhe ju dha kompanisë nga Maqedonia e Veriut që 6 ditë para se të fitonte tenderin shiste komjutera.

Alibeaj: Epidemia në Shqipëri kishte një muaj që kishte rënë dhe kushdo duhet të jetë i sigurt se rezervat e shtetit për një ditë të zezë si kjo e sotmja janë. Nuk mund të mendosh se u ndodh në befasi. Një muaj nga rënia e epidemisë dhe kërkesa e opozitës u shty dhe shty. Së dyti identifikohet një shoqëri nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë në Shqipëri ke 35 mijë kompani që ofrojnë këtë lloj furnizimi dhe në mënyrë cilësore. Ligji kërkon të gjesh kompanitë më të besueshme dhe për ti gjetur duhet të shohësh se nëse 3 vite më parë para se të kryesh procedurën e kanë ofruar tregtimin e  ushqimit, kanë qenë të besueshme apo jo. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Asnjë nga 35 mijë kompanitë shqiptare që plotësonin kriteret për tu kualifikuar, që merreshin drejtëpërdrejtë me furnizimin e ushqimeve nuk identifikohet dhe kontaktohet. Shkon dhe kontaktohet një kompani nga Maqedonia e Veriut që deri me 19 mars, 6 ditë më parë, as nuk i kishte shkuar në mend se mund të merrej dikur me furnizimin e ushqimeve merrej me tregtimin e kompjuterave apo tregtim. Vetëm 6 ditë para se Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bashkë me Edi Ramën të shpallnin këtë tender kishin ndryshuar objektin  e veprimtarisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa i takon masave shtrënguese, Alibeaj thotë se është e pafalshme sesi u anashkalua Parlamenti.

Alibeaj: Edhe në situata fatkeqësie si kjo nuk duhet të humbasim  toruan, të lëmë mënjanë ligjin e Kushtetutën, mënyrën si vendosen këto kufizime. Kam dyshimet e mia për mënyrën si ka proceduar qeveria deri tani me kufizimet që ka vendosur. Kushtetuta  jep mundësinë për gjendjen e fatkeqësisë natyrore të kufizohen liritë. Por në të gjithë katrahurë ligjore e kufizimesh të anashkalohet totalisht parlamenti. Jemi në demokraci parlamentare.Formalisht në respekt të Kushtetutës dhe ligjit duhet që fjalën e parë të thotë parlamenti, të kishte autorizuar cilat liri dhe të drejta do të kufizoheshin dhe masën e  tyre. Është koha dhe mundësia që këto kufizime të ratifikohen nga parlamenti.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 9 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 9 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 46 minutash

Etiketat e lidhura

Enkelejd AlibeajIsh-deputeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.