Tension mes Kinës dhe Tajvanit

Ministri tajvanez i mbrojtjes paralajmëroi sot për rritjen e kërcënimeve nga Kina. Paralajmërimi erdhi pasi një grup anijesh luftarake, në krye të të cilave ishte aeroplanmbajtësja e parë e Kinës, lundroi në jug të Tajvanit në Detin e Kinës Jugore në kuadrin e manovrave të zakonshme ushtarake.

Manovrat u kryen të hënën, më shumë se tre javë pasi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump pranoi një telefonatë të pazakontë nga Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, duke shkaktuar protestë diplomatike nga ana e Kinës.

Për shkak të veprimeve të zotit Trump, vëzhguesit politikë në Tajvan besojnë se Kina po e shton trysninë mbi vendin ishull, që ajo e sheh si territorin e saj, edhe pse dy vendet funksionojnë me qeverisje të ndryshme që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1949.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur ndjeshëm që prej fitores së zonjës Tsai në zgjedhjet presidenciale të janarit. (Zeri Amerikes)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?