Tension në Lazarat, sulmohet me armë policia (FOTO)

Një grup prej 45 personash të forcave të policisë kanë mësyrë në Lazarat

Operacioni  drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, i cili mësohet se ka mbërritur në Lazarat në orët e mbrëmjes së djeshme.

Operacioni po kryhet në mënyrë të fshehtë dhe nuk është kundërshtuar deri në këto momente nga qytetarët.

Ne lagjen Lenxat, rreth ores 21:00 te mbremjes, kater persona te aramtosur nga Lazarati qe qarkullonin me nje automjet Mitsubishi me targa fallco jane perplasur me arme me forcat e policise se komisariatit Gjirokaster, te cilat ishin duke patrulluar ne kete lagje.

Patrullat e policise i kane bere shenje te ndalojne, por drejtuesi i mjetit nuk i eshte pergjigjur urdhrit te policise. Kjo e fundit eshte vene ne ndjekje te automjetit, por personat qe ndodheshin brenda kane hapur zjarr ne drejtim te policise dhe me pas kane braktisur mjetin dhe jane futur ne brendesi te fshatit.

Ne ndihme te forcave te policise kane shkuar edhe forcat e FNSH-se. Te lenduar nuk ka patur nga hapja e zjarrit.

SHKARKO APP