Tension në Vlorë, protestuesit shtyjnë efektivët e Policisë pranë Muzeut Hebraik
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në qytetin e Vlorës, ku situata është agravuar pas tentativës së disa protestuesve për të rrëzuar rrethimin e Muzeut Hebraik.
Gjatë zhvillimeve, disa prej protestuesve kanë shtyrë efektivët e Policisë, duke sjellë përplasje mes palëve. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të penguar protestuesit që të ndërhyjnë në rrethimin e objektit.
Efektivët e Policisë kanë qëndruar në pozicionet e tyre, duke mos lejuar protestuesit të kalojnë pengesat dhe të ndërhyjnë në perimetrin e rrethuar të Muzeut Hebraik.
Situata është shoqëruar me përplasje fizike mes disa protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa këto të fundit kanë vijuar të pengojnë çdo tentativë për të dëmtuar apo rrëzuar rrethimin e objektit.

