Tension në Vorë, protesta nga simpatizantët e LSI

Në Vorë situata është tensionuar sërish, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.

Ata kanë kërkuar rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kanë kërkuar përsëritjen votimit.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Diferenca e ngushtë ka ngritur dyshime nga simpatizntë të LSI-së që kërkojnë verifikimin e tërë procesit të numërimit. 

SHKARKO APP