Tensionet në Universitetin Politeknik të Tiranës, studentët thyejnë xhama dhe dyer

Ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u dëmtuan, pasi një grup studentësh dhe protestuesish reaguan ndaj heqjes së banderolës me mbishkrimin “Ju erdhi fundi” nga rojet e institucionit.

Banderola ishte vendosur në katin më të lartë të godinës, por u hoq nga personeli i sigurisë. Në përpjekje për ta rimarrë, protestuesit hynë në ambientet e universitetit, ku u raportuan dëmtime materiale, përfshirë thyerjen e xhamave dhe dyerve.

Banderola u rivendos në fasadën kryesore të Universitetit, ndërsa incidenti shënoi tensione mes protestuesve dhe personelit të sigurisë së institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?