Tensionohet fushata në Durrës, incidente në takimin e Grida Dumës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet të Durrësit në një takim elektorat të kandidates së PD për Durrësin, Grida Duma. Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se një grup militantësh me flamuj të Partisë Socialiste kanë ndërhyrë gjatë takimit duke shkaktuar ndërprerjen e tij. Militantë të dyja palëve janë përfshirë në konfrontime fizike dhe mes tyre disa janë lënduar. Mesohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë së Durrësit që kanë vënë nën kontroll situatën. Pas marrjes së dëshmive të disa prej personave të pranishëm janë shpallur në kërkim autorët e këtij incidenti. Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e këtij qyteti, Grida Duma, i ka quajtur provokime të rënda ndërhyrjet në takimet që ajo ka pasur me banorët e Shkozetit.

SHKARKO APP