Tensionohet protesta te Kuvendi, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Shoqërohet organizatori Arben Kola

Ka nisur të tensionohet protesta e sotme para Kuvendit.

Disa prej protestuesve janë përpjekur të afrohen drejt godinës së Kuvendit.

Protestuesit prej disa minutash po lëvizin në rrugët përreth zonës që të çojnë drejt Parlamentit, por nuk kanë mundur të afrohen për shkak të rrethimit policor të vendosur nga efektivët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë protestës kanë nisur edhe hedhjet e vezëve në drejtim të punonjësve të policisë, ndërsa nga ana e tyre efektivët kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të kontrolluar turmën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, është shoqëruar organizatori i protestës, Arben Kola, si dhe disa protestues të tjerë.

Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë.

Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën pranë Parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?