Tensionohet situata në grevën e urisë së studentëve të Infermierisë (FOTO)

Tensionohet situata me studentët e futur në grevë urie në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur përplasje me policinë pasi studentët kërkuan të fusnin shtretër në mjediset ku po zhvillohet greva. 

Mbi 100 studentë kanë nisur grevën e urisë në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Grevistët janë studentë të regjistruar në shtet pas mbylljes së universiteteve private. Studentët kërkojnë uljen e tarifës së shkollimit në universitetin shtetëror.

Në një prononcim për mediat lidhur me grevën e disa studentëve të infermierisë, zv/rektorja e UMT-së shpjegon se “studentët e kanë ditur që në fillim tarifën e regjistrimit” dhe “nuk është greva zgjidhja e duhur për këtë problem, por diskutimi mes palëve”.

Zv/rektorja e Mjekësisë shtoi se “janë 600 studentë të regjistruar dhe vetëm 40 prej tyre e kanë nisur grevën”
.

SHKARKO APP