Tentativë grabitje në Korçë, godasin pronarin e dyqanit

Tentativë grabitje në Korçë. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme, ku dy persona kanë tentuar të grabisin një dyqan. Grabitësit mësohet se kanë goditur pronarin e dyqanit, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe menjëherë janë larguar.

Personi i plagosur është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP