Tentativë për atentat me granatë në Tiranë

Një atentat me lëndë shpërthyese është parandaluar sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën rreth orës 20:00 në afërsi të shkollës “Hasan Vogli”. Një granatë është vendosur në makinën e avokatit Emiljano Meraj.

Ka qenë vet avokati Meraj ai që ka pikasur granatën poshtë makinës, në afërsi të gomave të para. Më pas, ai ka sinjalizuar policinë dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere të cilët e kanë çaktivizuar atë.

Avokati është shoqëruar në polici për të dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar disa nga kamerat e bizneseve në afërsi të vendit ku u zbulua tritoli.  

 

SHKARKO APP