Tentativë për grabitjeje? Çahet rrethimi i Aeroportit të Rinasit

Një pjesë e rrethimit të Aeroportit të Rinasit është dëmtuar nga persona të paidentifikuar. Nuk dihet me saktësi qëllimi i këtij dëmtimi, por policia e ka zbuluar më 16 janar këtë ndodhi.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, por Policia ka nisur punën për gjetjen e autorëve. Ndërkohë, rrethimi është riparuar, shkruan “Panorama”

Kujtojmë se vitin e shkuar në Aeroportin e Rinasit u vodhën në mënyrë spektakolare një sasi e konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ajo kohë masat e sigurisë janë rritur së tepërmi në aeroport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?