Tentoi marrëdhënie intime me dhunë me punonjësen, arrestohet pronari i furrës së bukës në Kombinat
Aktualitet E Mërkurë, 2 Shtator 2020 10:30
Pronari i një furre buke në Kombinat ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përdhunojë punonjësen e tij në ambientin e punës.
Pronari i arrestuar është identifikuar me iniciale N.K. E vënë përballë kësaj situate, vajza fillimisht ka kundërshtuar punëdhënësin e saj dhe më pas ka e ka denoncuar në komisariatin nr.6. Pas referimit në komisariat 48-vjeçari është arrestuar nga policia.