Tentoi të çojë 3 celularë vëllait të burgosur, prangoset 37 vjeçarja
Një grua është vënë në pranga pasi ka tentuar që ti dërgojë vëllait po vuan dënimin në burg, 3 celularë.
Burime nga Policia e Lezhës thanë se, gjatë ditës së djeshme është vënë në pranga në flagrancë Brunilda Kacubela, 37 vjeçe, banuese në Shkodër pasi u kap në flagrancë duke tentuar t’i fusë të vëllait në burgun e Shënkollit, tre telefona dhe 2 karta SIM.
Pas ndalimit, materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Dhënie ndihme një të burgosuri për largim”.
KOHA JONË SONDAZH

