Tentoi të hapte derën e avionit, heroi shqiptar neutralizon pasagjerin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi. Një pasagjer shqiptar ka bërë një gjest heroik, duke u përballur në mënyrë të guximshme me një burrë në avion, pasi gjatë një fluturimi ky i fundit sulmoi një anëtar të ekuipazhit dhe u përpoq të hapte derën e urgjencës në rreth 9200 metra lartësi. Fluturimi i nisur nga Tel Avivi për në aeroportin Luton në Londër të hënën, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Beograd.
Victor Troboloni, 45 vjeç, ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin në momentin që ky i fundit u përpoq të hapte me forcë derën e urgjencës dhe shkoi të godiste një stjuardesë mashkull. Pamjet rrëqethëse tregojnë burrin duke bërtitur, ndërsa Victor në mënyrë të guximshme e ul përtokë në bordin e avionit Wizz Air.
“Ai ishte ulur prapa dhe u përpoq të hapte derën e daljes emergjente në momentin që ka flakë. Është shumë e lehtë të hapësh një dalje zjarri, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq. Ia dola ta ulja në tokë. Djali ishte shumë i rëndë… E mbërtheva me kokë sa erdhën stjuardesat dhe ia lidhën duart me lidhëse plastike. Më duhej ta bëja. E mbajta për 10 minuta, po i merrej fryma, u lodh. Stjuardesat e lidhën 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”,-tha Troboloni.
KOHA JONË SONDAZH

