Tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të fshehura, arrestohet 37-vjeçari

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e autobusit.

Në pranga ka rënë E. Rr., shofer i autobusit të linjës Bari-Durrës. Pas kontrollit të bërë nga policia në tavanin e mjetit që drejtonte iu gjetën 99.700 euro të padeklaruara të ndara në 8 paketime.

Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Grupi hetimor i policisë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

SHKARKO APP