Tentoi të kalonte 4 afganë drejt Malit të Zi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga Afganistani në drejtim të Malit të Zi.
Sipas policisë, ky person u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani.
Njoftimi:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi:
G., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti