Tentoi të korruptonte një gjyqtare, prangoset i kërkuari. Ja emri

Tentativa për të korruptuar një gjyqtare me qëllim të japë një vendim në favor të një të arrestuari e ka çuar në pranga një 48-vjeçar.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se është arrestuar Enver Disha 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Dishën Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 29 qershor 2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë publikë, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 48-vjeçari Disha ka tentuar të korruptojë gjyqtaren për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të një të dënuari në IEVP – në e Rogozhinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?