Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeç, policia shoqëron 57-vjeçaren. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku u raportua se një vajzë 2-vjeç u tentua të rrëmbëhej nga një grua. Pamjet bënë xhiron e rrjetit tregonin zonjën duke marrë në duar vajzën e mitur, të cilën e ktheu sërish në market pas pak kohe. Në lidhje me ngjarjen policia sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e 57-vjeçares që shfaqet në video, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia. Për 57-vjeçaren prokuroria e kryeqytetit ka nisur procedimin në gjendje të lirë duke e akuzuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë,

SHKARKO APP