Tentoi të vrasë të riun me thikë, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit arrestoi një 56-vjeçar i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.B., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili është vënë në pranga. Ky shtetas akuzohet se ka tentuar të vrasë një të ri 25-vjeçar.

Konkretisht, në datën 9 mars të këtij viti (një ditë më parë), 56-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin me inicialet A.N., banues në Durrës. Fatmirësisht i riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia njofton se ndaj personit të arrestuar rëndojnë dy akuza: “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet hetimore i janë dërguar prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?