Tentoi të vriste një person, policia kap pas një viti 31 vjeçarin

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë tashmë në pranga nga uniformat blu, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza. Një vit më parë ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, duke shtënë drejt mjetit me të cilën po lëvizte.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes dhe ndalimit të shtetasit Zef Lleshaj, 31 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 15.10.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas me datë 23.12.2015, në Laç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.R., duke qëlluar drejt mjetit me të cilin po lëvizte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?