Tentoi të vr*ste 50-vjeçarin, Boriçi: Doja vetëm ta frikësoja
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 52-vjeçarin Poli Boriçi, i dyshuar për tentativën e vrasjes së Ermir Kërtezit në një lokal në hyrje të qytetit. Gjatë seancës gjyqësore, Boriçi ka mohuar se kishte për qëllim të vriste Kërtezin. Sipas dëshmisë së tij, ai synonte vetëm ta frikësonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës, në një lokal që në atë moment ishte i mbushur me klientë. Kërtezi, i veshur me një bluzë të zezë, ishte duke lëvizur në ambientet e jashtme të lokalit kur u vu në shënjestër.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Boriçi, i cili ndodhej në lokal së bashku me bashkëshorten, u ngrit dhe iu afrua Kërtezit me armë në dorë. Ai ia drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk funksionoi. Kërtezi reagoi menjëherë, duke e shtyrë 52-vjeçarin dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

